Gazetari kosovar, Valon Syla, ka reaguar pas mbajtjes së protestës së organizuar nga PSD, këtë të shtunë në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike në vendin tonë, përcjell InLajmi.
Syla ka thënë se nuk protestohet me metoda të njejta si të Lëvizjes Vetëvendosje dhe me ide komuniste nuk ndalet shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Më pas ai ka thënë se faturën e rrymës nuk e paguan as Kurti e as Molliqaj madje as protesta e as ideologjia, por qytetarët vet.
Ai ka ironizuar me partinë e PDK-së e LDK-së që nuk morën pjesë në protestë duke thënë se kanë bërë keq që janë ngujuar e po mungojnë.
Postimi i plotë i tij:
Respekt për protestën.
Por me metoda të Vetëvendosjes nuk luftohet Qeveria e saj. Edhe me ideologji komuniste nuk ndreqet puna e rrymës edhe çmimeve.
Kur ju vjen fatura kosovarëve me çmime të reja e më të shtrejta, do ta kuptoni se atë duhet ta paguani vet. Faturën tuaj të rrymës, nuk do ta paguaj as protesta, as ideologjia. E sigurisht as Albin Kurti e as Dardan Molliqaj.
Sidoqoftë, kjo protestë sot kallxon sa keq i ka punët Qeveria. Sa keq që janë ngujuar shoqëria civile, dhe sa keq që po mungon një proaktivizëm ndryshe, prej partive si PDK e LDK.
#albanologji #politikë #energjetikë/InLajmi/