Rusia gjatë 24 orëve, ka raportuar mbi 110.000 raste të reja me Covid-19, teksa varianti Omicron është shpërndarë në gjithë vendin.
Task-forca shtetërore e koronavirusit raportoi 113.122 raste të reja gjatë 24 orëve, kjo si niveli më i lartë i të gjitha kohërave dhe një rritje shtatëfishore nga fillimi i muajit, shkruan AP.
Po ashtu 668 persona raportohen të kenë vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin total të vdekjeve të Rusisë për pandeminë në 330.111 viktima që mes tjerash llogaritet si shifra më e lartë e viktimave në Evropë , transmeton Klankosova.tv.
Pavarësisht rritjes së infeksioneve, autoritetet kanë shmangur vendosjen e ndonjë kufizimi të madh për të frenuar rritjen, duke thënë se sistemi shëndetësor është përballur me fluksin e pacientëve.