• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 2 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, gjenerali amerikan: Do të shkaktonte shumë viktima!

Lindita Fejzullahu nga Lindita Fejzullahu
29 January 2022
në Bota
0 0
0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, gjenerali amerikan: Do të shkaktonte shumë viktima!
0
SHPERNDARJE
52
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjenerali amerikan, Mark Milley ka thënë se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë do të ishte “i tmerrshëm” dhe do të rezultonte me një numër të madh të viktimave.

Gjenerali Milley e ka përshkruar pozicionimin e gati 100.000 trupave ruse afër kufirit të Ukrainës, si hapin e tillë më të madh prej Luftës së Ftohtë.

Mirëpo Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka thënë se konflikti mund të shmanget ende përmes diplomacisë.

Rusia mohon se planifikon të pushtojë Ukrainën dhe se e sheh përkrahjen amerikane ndaj këtij shteti si kërcënim.

Në një konferencë për media në Pentagon, Gjenerali Milley – zyrtari më i lartë ushtarak i presidentit amerikan, Joe Biden – ka paralajmëruar se numri i forcave ruse afër kufirit me Ukrainën nënkupton se sulmi do të kishte pasoja të rënda.

“Nëse kjo gjë do të niste në Ukrainë, do të ishte e madhe, shumë e madhe dhe do të rezultonte me një numër të madh të viktimave”,ka thënë Milley.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llody Austin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar Ukrainën që të mbrojë veten, duke përfshirë furnizimin me më shumë armë.

“Konflikti nuk është i pashmangshëm. Ka ende kohë dhe vend për diplomaci”,ka thënë Austin, duke i bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin për ulje të tensioneve.

“Nuk ka arsye që kjo situatë të kalojë në konflikt.Ai mund të urdhërojë largimin e trupave”,ka shtuar ai.

Të premten, 28 janar, presidenti Biden ka thënë se do të dërgojë një numër të vogël të trupave ushtarake në Evropën Lindore në të “ardhmen e afërt” për të forcuar prezencën e NATO-s në rajon.

Ai nuk e ka specifikuar se ku saktësisht do të pozicionohen dhe kur do të arrijnë trupat.

Më herët gjatë javës, Pentagoni ka thënë se 8,500 trupa ushtarake janë të përgatitura për t’u nisur menjëherë pas dhënies të urdhrit.

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar një kërkesë kyçe të Moskës që NATO-ja të mos pranojë Ukrainën – mirëpo kanë insistuar se po i ofrojnë Rusisë “një rrugë diplomatike serioze”.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po injoron shqetësimet e Rusisë për çështje të sigurisë.

Mirëpo ai ka thënë se do të studiojë përgjigjen amerikane para se të vendosë se çfarë do të bëjë, është thënë në detajet e publikuara pas bisedës telefonike mes Putinit dhe homologut të tij francez, Emmanual Macron.

Franca ka thënë se të 2 liderët janë pajtuar se ka nevojë për ulje të tensioneve dhe se presidenti Macron i ka thënë Putinit se Rusia duhet të respektojë sovranitetin e shteteve fqinje.

Paralajmërimet nga Pentagoni kanë ardhur pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë gazetarëve që të mos krijojnë panik rreth pozicionimit të trupave ruse në kufi.

Në një konferencë për media në Kiev, Zelenskyi ka thënë se nuk sheh kërcënim më të madh tani sesa gjatë një pozicionimi të ngjashëm të trupave ruse në pranverën e vitit të kaluar.

“Ka sinjale edhe nga liderë të respektuar të shteteve, ata thonë se nesër do të ketë luftë. Ky është panik – sa shumë i kushton shtetit tonë?”

“Destabilizimi i situatës brenda shtetit” përbën kërcënimin më të madh për Ukrainën,ka thënë ai.

Në kërkesat e Moskës ndaj Perëndimit përfshihen edhe ato që:

Ukraina të mos pranohet në NATO

NATO-ja t’i japë fund aktivitetit ushtarak në Evropën Lindore dhe të tërheqë trupat nga Polonia dhe republikat baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania

Aleanca veriatlantike të mos pozicionojë raketa në shtetet afër apo në kufi me Rusinë

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja janë përgjigjur duke thënë se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë aleatët e vet, mirëpo i kanë ofruar Rusisë mundësinë e negocimit rreth raketave dhe çështjeve tjera.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014, përcjell REL

Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14.000 persona.

Tags: Mark MilleyRusiaSHBAUkraina
Postimi i mëparshëm

Specialja jep detaje për vizitën e Veselit me rastin e vdekjes së nënës

Postimi tjetër

Gjuan me armë zjarri dhe i poston videot në rrjetet sociale, arrestohet prizrenasi

Të ngjajshme Postime

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza
Bota

Gjermania i bashkohet nismës humanitare, dërgon 14 tonë ushqime në Gaza

1 August 2025
Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin
Bota

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

1 August 2025
Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë
Bota

Kievi nën sulm, të paktën 31 të vdekur! Zelensky thirrje për presion maksimal ndaj Rusisë

1 August 2025
Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen
Bota

Ndërhyri për të arritur armëpushim me Tajlandën, Kamboxhia njofton se do nominojë Trump për çmimin Nobel për Paqen

1 August 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima
Bota

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë
Bota

Pas tërmetit, në Rusi shpërthen vullkani më i lartë i Euroazisë

30 July 2025
Postimi tjetër
Gjuan me armë zjarri dhe i poston videot në rrjetet sociale, arrestohet prizrenasi 

Gjuan me armë zjarri dhe i poston videot në rrjetet sociale, arrestohet prizrenasi

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

Qenushi në filmin “Superman” frymëzon njerëzit të adoptojnë më shumë katërputroshë

1 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu