Një numër i madh i qytetarëve sot iu përgjigjën thirrjes së PSD-së për të protestuar kundër propozimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, përcjell InLajmi.
Për protestën e PSD-së, Eugen Cakolli nga KDI tha se qytetarët sot treguan se tema dhe kauza janë më të rëndësishme se organizatori.
Sipas Cakollit tani për tani vetëm PSD është opozita e vetme reale, derisa e quajti fat të keq që PSD si opozitë është jashtëparlamentare.
Postimi i plotë i tij:
Sot qytetarët treguan se tema dhe kauza janë më të rëndësishme se organizatori.
Megjithatë, edhe pse shumëkujt mund të mos i pëlqejë, PSD-ja është opozita e vetme reale aktualisht. Mbase keq që si opozitë është jashtëparlamentare, por mirë që të paktën kemi opozitë.
Shtrenjtimi i rrymës në përmasa të propozuara nga ZRrE-ja, i mbështetur dëshpërimisht nga Qeveria, ka mundur dhe është dashur të parandalohet qysh moti. E qytetarët s’kanë pse i paguajnë fitimet qindra milionëshe të KEDS/KESCO me taksa e me fatura, si dhe faturën e mungesës së seriozitetit dhe reagimit në kohë të Qeverisë ndaj krizës./InLajmi/