Ka ndërruar jetë ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vjosa Qerimaj, e cila thuhet të ketë qenë dhe infermiere gjatë kohës së luftës, përcjell InLajmi.
Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës, ndërsa është thënë së ish-luftëtarja ka bërë krenarë familjen e saj që kjo do i mbajë gjithë jetën.
“Motra jonë Vjosa na la sot. Ajo ka shërbyer si ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si infermiere në kohët më të vështira për ushtarët e plagosur dhe me nevojë mjekësore. Kontributi i saj nuk do të harrohet kurrë dhe do të na mbajë krenarë gjithë jetën”, thuhet në njoftimin e tyre.