Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka kritikuar masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, kështu duke e lidhur me protestën e mbajtur nga PSD-ja në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike, përcjell InLajmi.
Mushkolaj e ka quajtur poshtërsi këtë gjë për arsye se këtë të shtunë qindra qytetarë kanë qenë pjesë e kësaj proteste duke theksuar se edhe qendrat tregtare janë të mbushura plot.
‘’Qindra vetë n’protesta, qendrat tregtare plot, ama fitneset duhet me i majtë mshelë se rrezik me u infektu. Plus ora policore. Poshtërsi’’, ka shkruar Mushkolaj./InLajmi/