Nga Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, raportojnë se gjatë 24 orëve janë shënuar 1.837 raste të reja me koronavirus dhe 24 viktima.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 85 pacientë nga koronavirusi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i epidemisë është 266.937, shkruan AlsatM.
Ndërkaq numri i të shëruarve deri tani është 239.666, kurse numri i viktimave në total shkon në 8.362.
