Ish-emisari special amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell,ka reaguar pas protestave të mbajtura nga PSD, këtë të shtune në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’ në Prishtinë, në lidhje me shtrenjtimin e energjisë elektrike në vendi tonë, përcjell InLajmi.
Grenell ka thënë se, kryeministri Kurti është ai që ka refuzuar ndihmën e SHBA-së me gaz, gjë që sipas tij kjo do të ulte në mënyrë dramatike çmimet e energjisë elektrike në Kosovë.
“Qeveria aktuale e Kosovës, në krye me Albin Kurtin ka refuzuar ndihmën e SHBA-së për gaz, gjë që do të ulte në mënyrë dramatike çmimet. Populli duhet të jetë zemëruar”, ka shkruar Grenell./InLajmi/