Konkurrentja e Big Brother VIP, Beniada Nishani është njëra nga banoret që njihet për pozitivitetin e saj brenda shtëpisë, përcjell InLajmi.
Pasi që Einxhël nuk ndodhet në shtëpi sepse po qëndron në spital duke u trajtuar pas thyrjes së krahut, Beniada po e ndjen mungesën e saj.
Kjo vërehet për faktin se Beniada bën gjestet e saj, ku në video shihet se ka veshur disa rroba të Einxhëlit dhe në flokë ka vendosur një parukë me ngjyrë të zezë.
“Einxhel na mungon po mundohem të imitoi dhe bëjë sikur je këtu por nuk mundem”, thotë Beniada teksa bën mimikat e fytyrës dhe lëvizjet sikurse Einxhel.
Beniada dhe Einxhel janë mike shumë të mira me njëra-tjetrën që nga hyrja e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”./InLajmi/