Austria do të fillojë me lehtësimin e masave kundër Covid-19 javën e ardhshme, tha kancelari Karl Nehammer në një konferencë shtypi të shtunën, duke lejuar që dyqanet dhe restorantet të qëndrojnë të hapura më gjatë dhe duke lehtësuar kufizimin për të pavaksinuarit.
Lëvizjet vijnë pasi varianti Omicron nuk po çon në rritje të shtrimeve në spital, pavarësisht numrit të lartë të infeksioneve.
‘’Nga 5 shkurti, Austria do të zgjasë orët maksimale të lejuara të hapjes së restoranteve dhe dyqaneve deri në mesnatë dhe do të rrisë numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë në ngjarje në 50 nga 25’’, tha Nehammer.
Ai ka thënë se e mira e kësaj gjendje është se numri i i pacientëve në spitale është në nivel stabil, transmeton Telegrafi.
“Gjëja e mirë, pavarësisht gjithçkaje në këtë situatë të vështirë – numrat e spitaleve janë në një nivel stabil, personat në kujdes intensiv, mendoj se është e drejtë të thuhet, se janë në një nivel shumë të mirë.Ne jemi tani në një pozicion për të ngritur perspektiva të reja që do të lejojë njerëzit të marrin frymë”, ka deklaruar Nehammer në një konferencë për shtyp në Vjenë.