Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar kryenegociatorin, Besnik Bislimin, pasi sipas saj ai po kërkon besë nga shteti serb duke përmendur “mossulmim”, përcjell InLajmi.
Tërmkolli ka quajtur pushtetin aktual qeveri koti, pasi sipas saj jo që nuk ka pasur qeverisje të tilla por që si kjo e fundit kaq të padijshëm e të paaftë për punë asnjëherë, theksoi ajo.
Ndryshe rrjedhën e bisedimeve ajo e ka quajtur të dëmshëm bile duke krahasuar me atë të vitit 2011, ku sipas saj ky i fundit po del të jetë skandaloz.
Postimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Në cilin shekull është Besnik Bislimi, Kryenegociatori i Kosovës me Serbinë?!. Po bisedon me Serbinë për “mossulmim”!. Përveç si koncept “arkivash”, kjo po i bjen edhe që Besniku me kërku “besë” nga Serbia!
Qeveri më të kotë, Kosova nuk ka pasë asnjëherë. Ka pasë edhe më të “keqe”, por kaq amorfe, kaq të padijshme, kaq të paaftë, jo!
Kështu siç po shkojnë në bisedime, është shumë më dëmshëm se që ishte nga 2011-ta. Përsëri me tema të veçanta, nga fillimi, pa kund një fund. Në vend se sot të kishin një projekt për marrëveshje finale, për zgjidhje finale të problemeve me Serbinë.
Poshtë e më poshtë po bie ky vend! /InLajmi/