Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Komunën e Preshevës, ka theksuar se edhe përkundër ndalesave që po ua vë Serbia që të vizitojnë Kosovën Lindore, ai tha se këtë do ta bëjnë çdoherë, përcjell InLajmi.
E lidhur me këtë vizitë, analisti politik, Naim Rashiti, së fundmi ka kërkuar nga krerët e shtetit që mos ta vizitojnë Preshevën duke u ankuar për Beogradin.
Ai tha se në vend të ankesave, kërkon të hiqen ndalesat për Luginën, derisa pyeti se a ka ndonjë agjendë, gjegjësisht projekt për tu investuar atje.
Postimi i plotë i tij:
Mos shkoni në Preshevë me u anku për Beogradin. Beogradi bën pengesa ditë e natë….
Po heqni ndalesat e Kosovës për Luginën, dhe a ka ndonjë projekt, investim, agjendë/InLajmi/