Ende nuk janë emëruar një pjesë e drejtorëve në Komunën e Prishtinës, më saktësisht nuk janë emëruar drejtorët nga Partia Demokratike e Kosovës, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë në një konferencë gjatë kësaj ditës së sotme, Përparim Rama, kryetari i Prishtinës ka hezituar të flas, derisa është pyetur nga gazetarët.
Për këtë ‘heshtje’ konkretisht mos emërim të drejtorëve edhe pas gati 2 muaj, prej se e ka marrë zyrtarisht Rama detyrën si kryetar i Prishtinës, ka reaguar analisti politik, Imer Mushkolaj.
Ai ka thënë se derisa gjendja me koronavirus është rënduar këto ditë në shkolla, Prishtina mbetet ende pa drejtor, ndërsa ka përgëzuar kryetarin Rama lidhur me këtë “zvarritje” të emërimit të drejtorëve.
Postimi i plotë i tij:

Valë e re e pandemisë, gjendje e rëndë në shkolla, e Prishtina ende pa drejtor të Arsimit. Bravo Përparim, taman qeverisje londineze./InLajmi/