Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dorëzuar flamurin Olimpik që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin, raporton InLajmi.
Osmani ka thënë se të 2 sportistët tanë do ta përfaqësojnë Kosovën me nderë dhe me krenari.
‘’Dua t’i falënderoj trajnerët për punën e jashtëzakonshme si dhe të gjithë të tjerët që kanë qenë të angazhuar në mënyrë që Kosova të shkëlqejë në sporte të ndryshme’’, tha presidentja Osmani.
Tutje Osmani ka thënë se sportistët e Kosovës po vazhdojnë të jenë ambasadorët tanë më të mirë.
“Përmes 2 sportistëve tanë, shtetet e tjera që nuk na kanë njohur do ta kuptojnë imazhin e vërtetë të vendit tonë”, tha ajo.
Ajo u ka uruar suksese sportistëve në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin./InLajmi/