Numri i rasteve me koronavirus, gjegjësisht me variantin Omicron këto ditë është mjaftë i lartë, shkruan InLajmi.
Lidhur me këtë çështje është diskutuar dje në Kuvendin e Kosovës, ku ndër të tjera kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se është mjaftë shqetësuese se me këtë variant po preken me të madhe edhe fëmijët kryesisht ata nga mosha 10-19 vjeç.
Lidhur me këtë në një prononcim për Gazetën InLajmi, ka folur infektologu, Hamdi Ramadani, i cili ndër të tjera deklaroi se është tejet shqetësuese situata në vend me pandemi, në theks të veçantë shqetësuese sipas tij është numri i madh i fëmijëve të infektuar me Omicron.
“Shqetësuese është edhe numri i lartë i fëmijëve të infektuar me Omicron.Kjo valë me Omicron do të vazhdojë edhe për disa ditë ndoshta edhe javë sepse nuk është përfshirë numri i madh i qytetarëve me 3 doza të vaksinës anti-Covid19. E 2, sepse shumë pak është numri i të interesuarve për vaksinën e 3-të . Po ashtu nuk janë duke i respektuar masat antiCovid, pra maskat, distanca, higjiena ”,deklaroi Ramadani.
Më tek infektologu Ramadani bëri apel të presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe institucionet e vendit që të merren më shumë me këtë situatë.
“Duhet me pas sensibilizim më të madh, veçmas presidentja e vendit. Nën grupet e tjera të Omicronit tashmë kanë filluar të përhapen me të madhe nëpër botë. Andaj bëj apel që të ketë më shumë sensibilizim të masës lidhur me përhapjen e shpejtë të Omicronit”,tha më tej Ramadani. /InLajmi/