Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, priti në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, përcjell InLajmi.
Ministri Murati uroi ambasadorin Hovenier për fillimin e misionit diplomatik në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm që SHBA ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.
Ai, gjithashtu, e njoftoi Ambasadorin Hovenier lidhur me punën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe prioritet kryesore të Ministrisë për vitin 2022, të cilat përfshijnë reformën në skemat sociale e pensionale, si dhe formalizimin e ekonomisë, duke shprehur vullnetin e plotë në realizimin e këtyre objektivave në bashkëpunim e koordinim me SHBA.
Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, përgëzoi ministrin Murati për masat e ndërmarra nga MFPT dhe nënvizoi mbështetjen në thellimin e partneritetit në mes të SHBA-së dhe Ministrisë e Financave, Punës dhe Transfereve.
Së fundi, ministri Murati dhe ambasadori Hovenier ishin të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi në mes 2 vendeve partnere në fushën e investimeve direkte dhe stabilitetit ekonomik./InLajmi/