Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar masat e reja kundër koronavirusit, ndërsa lidhur me këtë dje në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një debat i gjatë parlamentarë nga pozita e opozita, përcjell InLajmi.
E kryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i rishikojë masat e miratuara, sidomos kur masat që vihen janë të njëjta si për të vaksinuarit po ashtu edhe për ata që nuk janë vaksinuar.
Ndryshe, Krasniqi ka thënë këto masa janë pengesë sidomos për shqiptarët që vinë nga Lugina e Preshevës çdo ditë në Kosovë.
Postimi i plotë i tij:
Është e padrejtë që me masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, qytetarët që janë vaksinuar dhe i kanë respektuar masat të barazohen me ata që janë kundër vaksinimit./InLajmi/