Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës.
Petrit Kllokoqi, kryetari i gastronomëve, ka konfirmuar se kërkesa që kanë për deputetët lidhet me masat e marra nga qeveria për luftimin e pandemisë së Covid-19, e të cilat sipas tyre janë të përshtatshme.
“Masat i kemi respektuar. Më e dhimbshmja është që kanë refuzuar që të takohen me ne. Do t’i drejtohemi deputetëve që të na nxjerrin nga kjo situatë – pozitë e opozitë”, është shprehur Kllokoqi.
Sipas Kllokoqit, kundërshtimi i masave të reja kundër koronavirusit është bërë nga ana e tyre për shkak se u është ndaluar e drejta e punës.
“Masat i kemi kundërshtuar sepse na është ndaluar e drejta për punës. Nuk jemi sunbvencionuar ekonomikisht, si pagat e punëtorëve, qiraja apo ulja e TVSH, e cila nga 8% u rrit në 18%. Është e padrejtë që të shkurtohet orari i punës pa subvencionim. Masat e fundit janë të ekzagjeruara”, tha ai për klankosova.
Sipas tij bizneset e gastronomisë do të duhej të përkraheshin financiarisht, duke u arsyetuar me rritjen ekonomike që ka pasur gjatë vitit 2021.