Varianti Omicron po konsiderohet si varianti më i shpejtë i koronavirusit që po shpërndahet në mbarë botën. Edhe Kosova nuk po qëndron fare mirë sa i përket rasteve aktive me koronavirus.
Vetëm dje në Kosovë janë regjistruar 6 vdekje dhe 3.917 raste të reja me koronavirus. Në mesin e viktimave ishte një person i grup-moshës 0-9 vjeç, derisa numri më i madh i personave të infektuar është ai i grup-moshës 10 -19 vjeç, gjithsej 955.
Rastet e reja dolën pas testimit të 15.268 mostrave. Nga kjo shifër i bie se 25.65% e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Në Kosovë, aktualisht janë 28.751 raste aktive me koronavirus.
Deri më tani, të vaksinuar plotësisht me dy doza të vaksinës janë 803.638 persona.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës dje nuk i ka miratuar rekomandimet e partive opozitare, që kanë të bëjnë me masat kufizuese kundër COVID-19. /InLajmi/