• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 20 August, 2025
  • Hyrje
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Filmi “Zgjoi” nën ethet e nominimit për Oscar, me cilët filma po garon?!

V E nga V E
28 January 2022
në KRYESORE
0 0
0
Filmi “Zgjoi” rrëmben 3 çmime, politikanët: Kjo është e vërteta e Kosovës
0
SHPERNDARJE
59
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet Oscars kanë hapur zyrtarisht votimin për nominime të filmave, derisa filmi kosovar “Zgjoi” po pret të fitojë nominimin, pasi është në listë të ngushtë të filmave ndërkombëtarë.

Nga 27 janari, 9.487 anëtarë të Akademisë së Çmimit Oscar mund të votojnë për të zgjedhur se cilat nga filmat do të nominojnë për këtë çmim prestigjioz.

Këtë vit mbahet edicioni i 94-të i Çmimit Oscar. Ky çmim ndahet për 24 kategori të ndryshme, përfshirë një kategori të veçantë për filma të huaj (jo të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Emrat e filmave të nominuar pritet të bëhen të ditur më 8 shkurt.

Ceremonia e ndarjes së Çmimit Oscar do të mbahet më 27 mars.

Filmi kosovar që pret sukses në Oscar

Filmi “Zgjoi” bën pjesë në listën e ngushtë të 15 filmave ndërkombëtarë për Çmimin Oscar.

Ky film me regji të Blerta Bashollit është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes.

Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Rolin e Fahrijes e luan aktorja kosovare, Yllka Gashi.

Ky film është shpërblyer me çmime të shumta përfshirë edhe tri çmimet kryesore nëSundance Film Festival.

Nëse fiton nomimin për Oscar, “Zgjoi” do të bëhej filmi i dytë nga Kosova që do ta arrinte një gjë të tillë, pasi më 2016, filmi “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës, i xhiruar në Kosovë, ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në Oscar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e quajti sukses të jashtëzakonshëm futjen në listën e ngushtë për nominim të filmit “Zgjoi”.

Ky film pati premierën më 2021 në festivalin prestigjioz amerikan “Sundance Film Festival”.

Sipas këtij festivali, filmi ‘Zgjoi’ “është një perlë e cila thekson fuqinë në personazhet e tij, duke dëshmuar që asgjë nuk mund t’i ndalojë gratë në një mision”.

Historia frymëzuese e “Zgjoit”

Historia e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe i la përshtypje regjisores dhe skenaristes kosovare, Blerta Basholli.

Lufta e fundit në Kosovë, Fahrijen e kishte lënë të ve dhe pa shtëpi.

Në mesin e dhimbjes dhe sfidave ajo themeloi kooperativën bujqësore të grave ‘Krusha’.

Ta luash dhimbjen e Fahrijes

Përmes biznesit të saj, i ndihmoi edhe gratë e tjera të veja ngaKrusha e Madhe.

Ndjenjat e Fahrijes pas shikimit të filmit ishin të përziera. Ajo i rijetoi të gjitha ato momente, por edhe u ndje krenare për atë që ka arritur.

“Ka qenë rikthim edhe njëherë. Kanë qenë momente shumë të vështira që unë e kam prezantuar për pesë minuta një moment timin. Por, në ato pesë minuta, në atë rol, kam ndierë edhe shumë momente të tjera. Ka qenë për mua pak e zorshme, por megjithatë është krenari që është bëj një film për personazhin tim”, tha Fahrije Hoti.

Në anën tjetër, për aktoren Yllka Gashi, “ky rol për të ka qenë përvoja më e mirë profesionale”.

“Kur ke të luash një person që është njeri i vërtetë, që ende jeton, që e njohim, që e kemi parë neper intervista, është më e vështirë dhe më e rrezikshme në kuptimin e mirë të fjalës sepse mundesh të gabosh”, tha Gashi.

Sipas regjisores Basholli, historia e paragjykimit dhe diskriminimit të grave ka bërë që të prekë edhe audiencat e huaja, shkruan REL.

“Mendoj që është temë universale, fillimisht gratë dhe vajzat në gjithë botën mendoj që identifikohen se ka diskriminime në fusha të ndryshme, në kultura të ndryshme, por diskriminimi është i pranishëm, stereotipizimi është i pranishëm, paragjykimi është i pranishëm gjithkund në botë”, u shpreh Basholli.

‘Zgjoi’ është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cineforom, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi në Shqipëri. Ky film është prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio në bashkëprodhim nga Alva Film Production, Blac Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV.

Tags: "Zgjoi"OscarSundance Film Festival
Postimi i mëparshëm

Gjendje e rënduar në Kosovë, mbi 28 mijë raste aktive me koronavirus!

Postimi tjetër

Masat e reja kundër koronavirusit "mollë sherri" për pozitën dhe opozitën kosovare

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi e VV’së nuk e votoi Donika Gërvallën për Kryetare, nuk ia falë fjalët për bashkëshortin
KRYESORE

Shqipe Selimi e VV’së nuk e votoi Donika Gërvallën për Kryetare, nuk ia falë fjalët për bashkëshortin

20 August 2025
Aksidenti në Gjermani, flasin nga kompania turistike: 41 udhëtarë ishin në autobus, 3 u lënduan lehtë
KRYESORE

Aksidenti në Gjermani, flasin nga kompania turistike: 41 udhëtarë ishin në autobus, 3 u lënduan lehtë

20 August 2025
Njohësi i Kushtetutës: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale
KRYESORE

Njohësi i Kushtetutës: Deputetët bënë gjimnastikë politike për inate personale

19 August 2025
Kurti mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi
KRYESORE

Kurti mirëpriti Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi

19 August 2025
Kuvendi jep tender 90 mijë eurosh, i bënë deputetët me Laptop të ri
KRYESORE

Kuvendi jep tender 90 mijë eurosh, i bënë deputetët me Laptop të ri

19 August 2025
Musliu-Shoshi: Presim që VV ta përsëris epilogun e njëjtë, me Haxhiun kandidate
KRYESORE

Musliu-Shoshi: Presim që VV ta përsëris epilogun e njëjtë, me Haxhiun kandidate

19 August 2025
Postimi tjetër
Këta janë 10 deputetët e Kuvendit të Kosovës që kanë më së shumti ndjekës në Instagram

Masat e reja kundër koronavirusit "mollë sherri" për pozitën dhe opozitën kosovare

Lajmet e fundit

Gjoshi, “diss” Pecit: “PDK, LDK, AAK dhe gruaja e Rexhës”

Gjoshi, “diss” Pecit: “PDK, LDK, AAK dhe gruaja e Rexhës”

20 August 2025
“Figurat e botës së krimit”: Çfarë deklaronte Gërvalla për Rexhep Selimin, dhe a ishte kjo arsyeja që nuk u votua nga Shqipe Selimi?

“Figurat e botës së krimit”: Çfarë deklaronte Gërvalla për Rexhep Selimin, dhe a ishte kjo arsyeja që nuk u votua nga Shqipe Selimi?

20 August 2025
Shqipe Selimi e VV’së nuk e votoi Donika Gërvallën për Kryetare, nuk ia falë fjalët për bashkëshortin

Shqipe Selimi e VV’së nuk e votoi Donika Gërvallën për Kryetare, nuk ia falë fjalët për bashkëshortin

20 August 2025
E dhimbshme: Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

E dhimbshme: Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

20 August 2025
Aksidenti në Gjermani, flasin nga kompania turistike: 41 udhëtarë ishin në autobus, 3 u lënduan lehtë

Aksidenti në Gjermani, flasin nga kompania turistike: 41 udhëtarë ishin në autobus, 3 u lënduan lehtë

20 August 2025
10 shenjat që tregojnë se nuk ndjeni më dashuri për partnerin tuaj

10 shenjat që tregojnë se nuk ndjeni më dashuri për partnerin tuaj

20 August 2025
Madonna festoi 67-vjetorin, por vëmendjen e mori torta e ditëlindjes

Madonna festoi 67-vjetorin, por vëmendjen e mori torta e ditëlindjes

20 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu