Stefano Sensi do të vazhdojë sezonin larg Interit.
Mesfushori i Inter, Stefano Sensi edhe zyrtarisht ka kaluar te skuadra e Sampdoria, në formë huazimi.
Lojtari kërkon hapësirë më të madhe në dispozicion dhe këtë nuk mund ta gjente tek Interi.
26 vjeçari ka bërë vetëm 12 paraqitje këtë sezon nën urdhrat e Simone Inzaghi dhe tani te Sampdoria pritet të ketë më shumë minuta.
Sensi ka startuar vetëm një herë në Serie A, shkruan Lajmi.net.
Në fillim të sezonit, italiani mungoi për 7-të ndeshje, si pasojë e një lëndimi.