Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës për gjendjen me Covid-19 në Kosovo, ka thënë se ky debat është ndër debatet më të rralla që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës, raporton InLajmi.
Zemaj ka thënë se pandemia po na bashkon të gjithëve në Kuvend.
“Po duket që pandemia po na bashkon ose energjia pasi janë tema të rëndësishme në ruajtjen e shëndetit publik dhe gjithë neve pa përjashtim. Por, kur flasim publikisht sigurisht që duhet të bazohemi edhe në atë se çka e themi”.
Tutje ai i është adresuar ministrit të Financave Hekuran Muratit, duke i thënë se ai duhet ta mbështes Ministrinë e Shëndetësisë.
“Zotëri ministri i Financave domosdoshmërisht duhet mbështetje për Ministrinë e Shëndetësisë pasi gjithë kohën po flasim për mosveprime dhe mosndërmarrje të masave të cilat e parandalojnë edhe virusin, por, edhe shkaktojnë dëme anësore shëndetësore në mungesë të këtyre mosveprimeve. Sot raportohet që nuk ka citostatik në Onkologji, do të thotë që ju mund të dërgoni buxhet. Por, dikush nuk po vepron dhe për këtë arsye ne po kërkojmë përgjegjësi” , tha Zemaj./InLajmi/