Pas 3 ditësh të mbyllura si pasojë e të ftohtit polar, shkollat janë rihapur ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar mjaft probleme në vend, që nga bllokimi i rrugëve e deri tek ngricat në sistemin ujësjellës.
Ndërkohë ministrja e Arsimit, Evis Kushi mohoi që mungesa e ngrohjes në shkolla ishte i vetmi shkak për pezullimin e mësimit, pasi sipas saj ka pasur një sërë faktorësh që çuan në marrjen e këtij vendimin, përcjell abcnews.al
Nga Ministria e Arsimit është bërë e ditur se orët e humbura do të zëvendësohen por nuk është dhënë një datë konkrete se kur do të realizohen.