Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli së fundmi ka shkruar lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova, derisa ka folur edhe për zgjidhjet e këtij problemi, përcjell InLajmi.
Përbri shkrimit të Pacollit, ka pasur komente të shumta, ndërsa njëri nga komentet si duket i ka ra më shumë në sy atij, ku menjëherë edhe ia ka kthyer përgjigjen.
Bëhet fjalë për një qytetare e cila e ka sugjeruar Pacollin që të investojë në Kosovë dhe jo në vende të tjera, siç edhe është ka ndodhë, ndërsa përgjigja e tij ishte epike.
“Shko ti merri lejet për mua e unë po investoj”,ka shkruar Pacolli, duke treguar kështu arsyen se përse ai nuk po investon në Kosovë.
E qytetarja përveç tjerash i ka kërkuar Pacollit që të investojë në Kosovë në mënyrë që të hapen vende të reja pune dhe rinia të mos e lëshojë vendin./InLajmi/