Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për pandeminë, ka thënë se të gjitha masat që janë marrë kundër koronavirusit, janë marrë pas diskutimeve të shumta me profesionistë shkencorë, raporton InLajmi.
“Mendoj se mjekët, infermierët e gjithë ata që po meren me kudjesin ndaj të sëmurve, ekipet e vaksinave për tu kujdesur për të sëmurët janë heronjët tanë. Të gjitha vendimet që i marrim janë rezultat i diskutimeve të gjata me profesionistë shkencorë”,tha Latifi.
Tutje tha ai është Komiteti për vlerësimin dhe parandalimin e pandemisë, me të cilët përfaqësohen të gjithë hisedarët e dikastereve të vendit.
Ndryshe, ministri Latifi ka theksuar se në krahasim me vendet e rajonit, vendi ynë është më mirë sa i përket numrit të rasteve./InLajmi/