Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit ku po debatohet lidhur me pandeminë, ka bërë apel tek të gjithë qytetarët e vendit që mos ta neglizhojnë variantin e Omicronit, ndërkohë ka theksuar se me këtë variant janë duke u prekur me të madhe moshat e reja nga 10-19 vjeç, raporton InLajmi.
Kryeministri Kurti ka theksuar se qytetarët me të madhe po i përgjigjen thirrjes për vaksinim.
“Masat anti Covid nuk kanë rënë nga qielli, ato kanë qenë rezultati i një procesi të kudjesëshëm me rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë, në Komitetin për kordinim dhe vlerësim.Ne jemi një qeveri që nuk merr vendime shkel e shko apo për qëllime politike.Jemi një qeveri që marim vendime edhe të vështira por në të mirën e qytetarëve”,tha Kurti.
Kryeministri më tej tha se nuk ka detyrë më parësore se sa të mbroj qytetarin e Kosovës.
“Jeta e qytetarëve e kanë fjalën e parë lidhur me pandeminë. Jemi të vetëdijshëm për kufizimet që mund të shkaktojnë masat. Masat janë të përkohshme. Vala e Omicronit kalon relativisht më lehtë sesa variantet e tjera.Kohëzgjatja e tyre nuk varet vetëm nga Qeveria por edhe nga qytetarët”,tha kryeministri Kurti.
Më tej , ai bëri apel që qytetarët të vaksinohen, me të 2 dozat, përkatësisht edhe dozën e 3 përforcuese. /InLajmi/