Këshilli i Specializantëve ka nisur protestën e paralajmëruar para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton InLajmi.
Me parulla në duar, si “Respektoni të drejtat tona njerëzore”, “Ndaloni ikjen e trurit”, “Vlerësoni mjekët”,”Mos na largoni nga Kosova” ,”1 vit për një çështje e cila mund të zgjidhet për një ditë”, po vazhdon të mbahet protesta.
Ata po kërkojnë pagesën e kujdestarive.
Specializantët me vetëfinancim kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që të përfshihen në paga të rregullta./InLajmi/