Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet për pandeminë ka kërkuar ndër të tjera nga Qeveria e Kosovës që t’i paguajnë specializantët që punojnë në Klinikat e QKUK-së, e të cilët deri më tash ende nuk i kanë paguar edhe përkundër premtimeve, raporton InLajmi.
“Paguani specializantët sepse ju keni premtuar. Po protestojnë sepse ende nuk i keni realizuar premtimet. Duhet t’i ruani mjekët sepse një numër i madh i tyre po e lëshojnë Kosovën. Silleni Ligjin e Pagave në këtë Kuvend sepse me këtë do të zgjidhen shumë probleme”,bëri me dije Kadriaj./InLajmi/