Eliza Hoxha deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet lidhur me pandeminë, ka thënë se është e papranueshme masa ku kërkohen 3 dozat e vaksinës si dhe testi PCR njëkohësisht, raporton InLajmi.
Izolimi, sipas deputetes Hoxha ka krijuar rëndesë të madhe në jetën e qytetarëve.
“Fakti që duhet një njeri që hyn në Kosovë të ketë certifikatën me 3 vaksina është e papranueshme. Po ashtu edhe masa ku kërkohen 2 vaksina dhe një test PCR, është shumë. As me këto nuk garantohet se një njeri nuk mund të sëmuret me koronavirus”,tha Hoxha.
Deputetja e PDK-së tutje tha se nuk e kupton arsyen pse po bëhet kufizimi i orarit në gastronomi, sikurse edhe për aktivitetet kulturore.
E derisa po flitet për masat e reja, Hoxha tha se shumë pak është përmendur shëndeti mendor gjatë kohës së pandemisë. /InLajmi/