Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet debat lidhur me pandeminë në vend, Mirsad Shkreta nga LVV ka arsyetuar masat e reja të ndërmarra kundër këtij virusi, raporton InLajmi.
“Qeveria konform gjendjes me koronavirus ka marrë masat e reja. Po ashtu u tha se masat kanë qenë të vonshme apo në anën tjetër kanë qenë cenim. Këto masa po e ritheksoj se janë konform situatës epidemiologjike dhe të njëjtat janë deri më 4 shkurt, gjithmonë varet nga situata, tha Shkreta.
Tutje ai bëri apel tek të gjithë që mos të manipulojnë për 3 dozat e vaksinës.
“Ka vende që edhe me 3 doza kërkohet edhe testi PCR” tha ai./InLajmi/