Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohet lidhur me pandeminë në vend, përmendi pasojat që ka lënë koronavirusi deri më tash, raporton InLajmi.
Ndër të tjera, Agusholli ka përmendur edhe pasojat që ka sjell mësimi online nga fillimi i pandemisë, ku siç tha ai nuk ka qenë aspak profitabil.
“Ditët në vijim besoj se masat do të rishqyrtohen që mos të bëhen pengesë për qytetarët. Duhet të ketë kontrolla më të rrepta nëse shkelen rregullat anti Covid në gastronomi.Lirimi pothuajse krejtësisht i masave në botë është lajm i mirë duke shpresuar që edhe te ne të lirohen”,tha ai.
Ndërkohë lidhur me kritikat e opozitës, ai tha se janë normale sepse tjetër punë ata nuk kanë./InLajmi/