Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinote Demi Murtezi, në seancën që po debatohet lidhur me pandeminë në vend ka folur në theks të veçantë lidhur me masën ku kërkohen 3 dozat për ata që vijnë nga vendet e tjera dhe dëshirojnë të hyjnë në vendin tonë, raporton InLajmi.
Deputetja Murtezi, ka kërkuar që në theks të veçantë të shikohet kjo masë, pasi bërja e testit PCR për ata që kanë 2 doza të vaksinës, po i dëmton me të vërtetë shumë financiarisht ata.
“Shumë nga qytetarët që udhëtojnë shpesh në Kosovë ta zëmë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova Lindore ju bie të udhëtojnë çdo ditë për në Kosovë. Ka nga ata që punojnë në institucionet tona, e nëse çdo 48 orë ju kërkohet të bëhet testi PCR, kjo i dëmton ata”,tha ajo./InLajmi/