Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka pyetur Qeverinë e Kosovës se sa është numri i atyre që e kanë marrë dozën e 3 të vaksinës kundër koronavirusit, raporton InLajmi.
“Shpresoj se do të na dëgjoj kryeministri Kurti nga aty ku është, sepse nuk është këtu ku duhet, pra në Kuvend. A e dini se sa është numri i atyre që e kanë marrë dozën e 3-të. Nuk po njihen certifikatat në BE. Pse nuk është ndërmarrë ndonjë masë lidhur me këtë çshtje, pra njohjen e kësaj certificate”,ka pyetur Bytyqi.
Më tej deputetja e AAK-së ka thënë se do të vazhdoj të ngritë zërin duke përfaqësuar qytetarët lidhur me të drejtat e tyre./InLajmi/