Kosova dhe Serbia po bisedojnë në Bruksel marrëveshjen, sipas së cilës, zotohen të mos e sulmojnë njëra-tjetrën.
Kështu ka bërë të ditur numri 2 i Qeverisë Kurti, Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministri i parë tha se kjo marrëveshje po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij, fillimisht Serbia kishte refuzuar të flasë për këtë temë, por BE-ja do ta quaj “marrëveshje mirëbesimi” mes palëve.
Bislimi në Kanal 10 tha se një takim mes krerëve të shteteve pritet të ndodhë para zgjedhjeve të Serbisë, që mbahen fillim të prillit, përcjell Gazeta Sinjali.
Ai ka thënë se raportet e Kosovës me SHBA-në kurrë nuk kanë qenë më mirë se nën këtë qeveri.