Ka disa ditë që në Klinikën e Onkologjisë pacientët që trajtohen për sëmundjet kancerogjene janë ballafaquar me mungesë të citostatikëve, pra terapisë adekuate, shkruan InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.
“Po ka disa ditë që ka pasur mungesë të citostatikëve në klinikën tonë. Krejt kjo për shkak të procedurës kur bëhet alokimi i buxhetit të dedikuar për barna. Por, mund të ju them se nga sot ka filluar furnizimi me barna derisa besoj se deri të hënën do të përfundoj në tërësi ky proces”,ka bërë me dije Kurtishi për Gazetën InLajmi.
Ndryshe, përgjatë vitit që e kemi lënë pas, në përgjithësi ka qenë i mirë furnizimi me citostatikë për pacientët që marrin trajtim shëndetësorë në këtë klinikë, përveç 2-3 herëve, që ka ndodhur po ashtu për shkak të buxhetit./InLajmi/