Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, la bërë të ditur se ka marrë dozën e 3-të kundër koronavirusit, përcjell InLajmi.
Sipas Haradinaj, mbrojtja e vetme dhe kryesore nga virusi korona është vaksinimi kundër këtij virusi kështu duke i quajtur të paefektshme kundrejt vaksinës.
Si përfundim, Haradinaj sërish ka dalë në kundërshtim me Qeverinë për vendosjen e masave të reja kundër koronavirusit, duke kërkuar që ti heq ato.
Postimi i plotë i tij:
Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin.
Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen.
Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato./InLajmi/