Në seancën e e Kuvendit të Kosovës cila po mbahet këtë të mërkurë nuk është arritur të votohet rezoluta, e propozuar nga partitë opozitare me të cilën kërkohet që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, gjegjësisht të anulohet propozimi i ZRRE-së, raporton InLajmi.
Në votim kanë marrë pjesë 30 deputetë, ndërsa partia në pushtet, Vetëvendosje nuk ka marrë pjesë në kuvend.
Ndryshe, kjo pikë është shtyrë për një seancë të radhës./InLajmi/