Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është infektuar me koronavirus, raporton InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Ramadani, i cili tha se rritja e numrit të të infektuarve në vendin tonë është një numër shqetësues.
Tutje ai ka lutur qytetarët për kujdes të shtuar, në mënyrë që ky virus të eliminohet.
Kjo është hera e 2-të e tij që është infektuar me koronavirus.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë!
Kam rezultuar pozitiv në SARS Covid 2!
Duke pasur parasysh se virusi është prezent gjithkund e numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës, ju lutem bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni!
Qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.
Masat parandaluese duhet të zbatohen nga secili.
Andaj ju lutem:
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Vaksinohuni!./InLajmi/