Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve janë shënuar 2.019 raste të reja, 19 viktima si dhe 917 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, që nga fillimi i epidemisë është 261 mijë e 347, ndërsa i të shëruarve 231 mijë e 179, shkruan AlsatM.
Sa i përket numrit të të vdekurve, deri tani arrin shifrën deri në 8.285 persona.