Në rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë këtë të mërkurë është gjetur një person pa shenja jete, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësja në Policinë e Kosovës, rajoni i Mitrovicës, Fexhrije Pllana.
Me të marrë këtë lajm në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente si dhe Emergjenca e Spitalit të cilët e kanë konstatuar vdekjen e 72 vjeçarit.
Më tej Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. /InLajmi/