Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka ftuar presidentin Vladimir Putin në Turqi, transmeton InLajmi.
Erdogan theksoi se Turqia ka mbështetur që në fillim integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ai tha se ata kanë mbajtur një qëndrim të qartë kundër hapave të Rusisë drejt integritetit territorial të Ukrainës, veçanërisht aneksimit të Krimesë.
Erdogan në lidhje me ftesën drejtuar Putinit tha se nëse ata dëshirojnë, ne mund t’i bashkojmë të 2 liderët e Ukrainës dhe Rusisë në Turqi dhe t’i hapim rrugën rivendosjes së paqes në mes 2 vendeve, shkruan Manifesto.
“Dëshira jonë tani është të gjejmë një zgjidhje për krizën aktuale përmes dialogut dhe diplomacisë. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të sillen në mënyrë konstruktive dhe me përmbajtje”, tha ai. /InLajmi/