Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka mbështetur qëndrimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me përgjigjen që ai ia ktheu Rusisë për sigurinë në Ukrainë, transmeton InLajmi.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken në letrën e tij dërguar Rusisë shprehte qendrimin se SHBA-ja nuk do të bëjë asnjë lëshim mbi kërkesat e Rusisë për Ukrainën.
E këtë qëndrim të Blinken, tanimë e ka mirëpritur edhe Joseph Borrell, i cili përmes një postimi në twitter theksoi se BE-ja dhe SHBA-ja janë të bashkuara në qasjet e tyre.
Gjithashtu Borrell i bëri thirrje Rusisë, që ta pranojë mesazhin nga SHBA-ja, duke qenë se sipas tij rruga diplomatike është si zgjidhje e vetme afatgjate për qytetarët e Ukrainës dhe gjithë njerëzit mbarë Evropës. /InLajmi/
https://twitter.com/JosepBorrellF/status/1486458809665171464?cxt=HHwWkMC9ta2a-6ApAAAA