Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se nuk është në dijeni se si po trajtohet çështja e paralajmërimeve të ZRRE-së në lidhje me çështjen se serbët në veri nuk do të preken nga shtrenjtimi i faturave të energjisë elektrike, raporton InLajmi.
”Nuk di se çka është diskutuar, e di se dje ka qenë në raportim në Komisionin për Ekonomi, por nuk e di se çka është raportuar dhe se si i janë referuar çështjes”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se si qeveri do të mundohemi të zgjidhin problemet që janë trashëguar nga 20 vitet e kaluara.
”Ne në vazhdimësi jemi duke punuar që problemet e tilla që i kemi trashëguar nga 20 vitet e kaluara dhe që nuk kanë gjetur zgjidhje për 20 vitet e kaluara, madje janë zmadhuar dhe ‘trashë’ si probleme për sa më gjatë që kanë mbetur të pazgjidhura, do të mundohemi që si qeveri t’i zgjidhim në afat të shkurtër”, tha ai./Inlajmi/


















