Pas mbylljes së kufijve 2 vite më parë për shkak të Covid-19, studentët e huaj janë harruar nga politika.
Universitetet po ndjejnë mungesën e studentëve dhe studiuesve të huaj. Pedagogët theksuan rëndësinë e talenteve nga jashtë shtetit, ndërsa Japonia po përballet me tkurrjen e popullsisë. Ata kanë argumentuar se tarifat e shkollimit janë shumë të rëndësishme.
Disa drejtues biznesesh i kanë bërë thirrje politikës, veçanërisht kryeministrit Fumio Kishida për të marrë masa sa i takon ngushtimit të tregut të punës.
Në institutin kërkimor Riken, gjenetisti Piero Carninci thotë se nuk ka qenë në gjendje të mirëpresë asnjë student të huaj. Japonia ka mungesë të studiuesve bioinformatikë kritikë për studimet gjenomike.
“Laboratori im dhe qendra jonë po ngadalëson punën për këtë lloj analize. Ne po luftojmë. Ndërkombëtarizimi në shkencë është padyshim kritik, sepse nuk e keni të gjithë ekspertizën në të njëjtin vend,” tha ai, transmeton Euronews.al.
Shumë vende mbyllën kufijtë për të mbajtur larg pandeminë. SHBA deklaroi se regjistrimet e studentëve të huaj ranë me 43% vjeshtën e vitit 2020, krahasuar me një vit më parë. Sipas statistikave të shtetit, 80 mijë viza punëtorësh të huaj skaduan pa u përdorur.