Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë gjithsej 680 shkolla që punojnë me rikthim, shkruan InLajmi.

Në pjesën më të madhe të shkollave në Kosovë, sipas raporteve të komunave, është duke u zhvilluar mësimi sipas skenarit Rikthimi, pra me prani fizike dhe me orë të plota mësimore.
Iliriana Pylla, zëdhënëse në Ministrinë e Arsimit ka treguar për Gazetën InLajmi se sa raste të mësimdhënësve dhe nxënësve me koronavirus janë në shkolla.
“Me skenarin A janë 3 shkolla, me skenarin B janë 14 shkolla, me skenarin C janë 77 shkolla. 1.173 mësimdhënës janë aktiv me Covid 19 si dhe 5. 455 nxënës”,ka njoftuar Pylla./InLajmi/





















