Edhe kjo ka ndodhur në Prizren. Një person në Prizren ka lajmëruar Policinë e Kosovës se 3 persona pasi ia kanë dëmtuar veturën e tij, edhe e kanë sulmuar fizikisht, përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë rast ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Asgjësim apo dëmtim i pasurisë
Rr. Ahmet Prishtina, Prizren 22.01.2022 – 00:55. Më 24.01.2022 viktima mashkull kosovar ka raportuar se 3 të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi i kanë dëmtuar veturën e tij kanë tentuar ta sulmojnë fizikisht.
Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar./InLajmi/