Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj ka thënë se është lajm i mirë që Kosova ka shënuar ngritje në vitin 2021 për 17 vende nga viti paraprak 2020, ku në 2021, Kosova renditet në vendin e 87-të.
Nikaj tha se ky është lajm i mirë, por ky indeks e mat vetëm perceptimin e qytetarëve lidhur me nivelin e korrupsionit në vend.
“E rëndësishme është që Kosova ka bërë progres. Ky indeks nuk e mat realisht efektivitetin e masës, ndikimin në mirëqenien qytetarëve. Ky e mat perceptimin e qytetarëve lidhur me nivelin e korrupsionit në vend” tha ai në emisionin ‘Pressing’ në T7
“D.m.th ky indeksi është transparent. Ky është lajm i mirë, por duhet ta marrim me atë që është. Të shohim se sa kjo do të përkthehet në rezultate efektive, në thithje të investime të huaja dhe zhvillim ekonomik”, tha Nikaj.