Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar sërish Qeverinë e Kosovës, në lidhje me paralajmërimin e shtrenjtimit të energjisë elektrik pas propozimit të ZRRE-së, përcjell InLajmi.
Sipas Molliqajt shtrenjtimi i energjisë elektrike po bëhet pas shtrenjtimit të secilit produkt bazë.
”Të mos habitemi nëse qeveria do të na sugjerojë të marrim kredi për rrymë”, shkruan tutje ai.
Postimi i plotë i tij:
Shtrenjtimi i rrymës po vjen pas shtrenjtimit të pothuajse secilit produkt bazik.
Qeveria po i shërben kompanive private në kurriz të qytetarëve. Të mos habitemi nëse qeveria do të na sugjerojë të marrim kredi për rrymë./InLajmi/