Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar progresin që ka shënuar Kosova në indeksin e antikorrupsionit që u publikua nga organizata “Transparency International”, përcjell InLajmi.
Sipas këtij indeksi Kosova ka shënuar një progres, duke përmirësuar pozitën e saj me 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, nga 104 në 87.
Kurti këtë progres ia atribon qeverisë së tij, duke thënë se kjo është arritur falë luftës së tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e që tani ka dhënë rezultate.
Në fund Kurti premton se ato do të vazhdojnë të punojnë derisa ta përmirësojnë edhe më shumë pozitën e Kosovës në këtë indeks të antikorrupsionit dhe të radhiten në krye të listës.
Postimi i plotë i tij:
Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe inst. korrupsioni jep rezultate. Kosova ka përmirësuar pozitën e saj me 17 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, nga 104 në 87. E kënaqur me këtë vlerësim të organizatave kredibile. Puna jonë vazhdon, derisa të afrohemi në krye të listës. /InLajmi/