Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025, raporton InLajmi.
Kryeministri Kurti ka thënë se ka arritje në arsimin e lartë, duke hequr tarifat semestrale por shtoi se ende ka rrugë të gjatë për të bërë për të pasur ndryshime.
“Me qeverisjen tonë politikë bërja është dhe do të jetë gjithëpërfshirëse që mundëson krijimin e një klime shoqërore. Bashkë mund ta bëjmë të mundshëm arsimin cilësor në vend”,tha ndër të tjera Kurti ./InLajmi/